Te rinjt e famullise ne Berat.
Famullia Shen Eufemia Kallmet

Udha e kryqit me të rinjtë e dioqezes së Lezhës.
Me datë 23 Mars, është zhvilluar udha e kryqit me të gjithë të rinjtë e dioqezës së Lezhës, që tashmë është kthyer në traditë që para dy vitesh.
Nisja u bë në orën 10:00 nga Kisha e “Zemrës së Krishtit” në Kallmet, për të përfunduar tek shenjtërorja “Shën Eufëmia”, e cila ndodhet në mal 3 km larg qendrës së fshatit. Të pranishëm ishin afërsisht 1000 të rinj. Gjatë udhës së kryqit të rinjtë u lutën me shumë devocion, dhe kryqi është mbartur nga famulli të ndryshme.
Kur arritëm morëm bekimin dhe dëgjuam ca fjalë nga don Lorenco. Pastaj sipas famullive u futën me radhë brenda shenjtërores për të marrë ujë të bekuar. Ajo çka vumë re ishte se shumë të rinj po e vizitonin për herë të parë.
Pasi u larguan të gjithë, ne animatorët e famullisë sonë qëndruam edhe pak për të festuar që me ndihmën e Zotit gjithçka shkoi mirë, dhe do të mbeteshim në mendjet e të rinjve për mikpritjen që u kemi krijuar, duke shpresuar që kjo traditë të vazhdojë edhe për shumë vite të tjera.




|
Lutja e Shën Eufemisë O Hyj i gjithëpushtetshëm dhe i mëshirshëm, autori dhe gurra e çdo hiri dhe bekimi, na denjo dhe na dëgjo në lutjet tona, na mëso dhe na ndihmo ta njohim dhe ta përvetësojmë mësimin dhe porosinë tënde hyjnore që ta përmbushim dhe ta zbatojmë me dashuri dhe mirënjohje vullnetin tënd, shëlbimin e shpirtërave. Bëj po të lutemi, që me ndihmën dhe ndërmjetësinë e Shën Eufemisë, dëshmitares besnike dhe të guximshme të pajtores sonë, të nxjerrim hiret dhe dhuntitë e nevojshme për shenjtërimin tonë dhe lavdërimin tënd. Na dhuro paqe, dashuri dhe përkushtim që të rritemi dhe të përparojmë në dije, shenjtëri e virtyte për ta dëshmuar dhe lavdëruar emrin tënd, ashtu sikur Shën Eufemia shërbëtorja jote e papërlyer. Amen Shën Eufemia………………………….Lutu për ne
|




















